UNICEF lansoi “U-Report” për Ballkanin Perëndimor

Lajme

UNICEF lansoi “U-Report” për Ballkanin Perëndimor

Më: 16 maj 2018 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Zyra e UNICEF-it në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi sot organizuan një ceremoni për të nisur "U-Raport"-in e Ballkanit Perëndimor, një platformë online e zhvilluar dhe përdorur në nivel global nga UNICEF-i për të mbështetur angazhimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

Ceremonitë paralele u zhvilluan në Prishtinë, Podgoricë dhe Tiranë, të kryesuara nga Drejtoresha Rajonale i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan dhe me akterët kyç të pranishëm. Znj. Khan ishte në një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Duke folur në këtë ngjarje, znj. Khan tha se lansimi i parë nën-rajonal e bëri U-Raportin e Ballkanit Perëndimor edhe më të veçantë. "Të rinjtë e Prishtinës, Tiranës dhe Podgoricës bashkohen me më shumë se 5 milion U-Reporterë në botë që posedojnë një mjet që ndihmon në vlerësimin e informatave të tyre kthyese mbi çështjet që kanë rëndësi të madhe për ta", tha ajo.

"Mendimet tuaja, idetë tuaja dhe ëndrrat tuaja, këto duhet gjithmonë të merren parasysh kur të merren vendime që do të kenë ndikim në jetën tuaj", shtoi ajo, duke iu drejtuar të rinjve që morrën pjesë në lansim.

Krijuar nga UNICEF, U-Report përfshin votimin në kohë reale si një nga funksionet e tij kyçe. Rezultatet e sondazhit të U-Raportit të Ballkanit Perëndimor do të shihen deri në nivelin komunal dhe për të gjithë nën-rajonin, duke mundësuar analiza krahasuese të shpejta dhe të lehta për të identifikuar sfidat dhe çështjet që ndahen nga të rinjtë.

Të pranishëm në ngjarjet e sotme të lansimit ishin përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile, mediave, grupeve rinore dhe institucioneve të tjera.

Erion, një 18-vjeçar nga fshati Krushë e Madhe ishte gjithashtu atje. "Ëndrra ime është që të rinjtë e të gjitha komuniteteve të bëhen agjentë të ndryshimit, të zgjidhin sfidat më urgjente dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës së komuniteteve të tyre", tha ai. "U-Raporti do të jetë mjeti ideal për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat