Delawie paralajmëron nisje të shpejtë të dialogut me Serbinë

Lajme

Delawie paralajmëron nisje të shpejtë të dialogut me Serbinë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:24
Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka paralajmëruar se raundi final i dialogut Kosovë –Serbi do të filloj shumë shpejt.

Në një intervistë ekskluzive që shfaqet sonte në TV Dukagjini, ambasadori amerikan ka dhënë mesazhe të qarta për këtë dialog duke zbuluar si asnjëherë më parë qëllimet dhe përgatitjet që po bëhen për definimin final të së ardhmes së marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Në këtë intervistë ai ka folur gjerë e gjatë edhe për sundimin e ligjit duke kërkuar nga autoritetet vendëse që të marrin përgjegjësi dhe të shërbejnë për të ardhmen e vendit.

Intervista transmetohet sonte nga ora 20:30 në kuadër të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat