Profesori që qau para kamerave, e djeg vallen në bregdet

Lajme

Profesori që qau para kamerave, e djeg vallen në bregdet

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:47
Hamdi Aliu

Hamdi Aliut iu deshën vetëm pak minuta të qëndrojë para kamerës dhe të marrë vëmendjen e shumë shqiptarëve. Ai gjatë një paraqitje të rastësishme u përlotë duke kërcenuar me vetëvrasje, pasi siç tha ai, përmbaruesi privat i kishte bllokuar parat me të cilat po mbante gjallë familjen.

Ani pse Aliu tha se fëmijët i kishin ngelur pa bukë qe disa ditë, ishin vetë familjarët që demantuan atë, duke u bërë publike detaji se ai nuk i kishte punët siç deklaroi në fillim.

Madje nga familja e tij kanë thënë se nuk është që i kanë edhe punët aq mirë me financa dhe gjëra tjera, por edhe pa bukë dhe gjërat elementare nuk janë, pasi që fëmijët e familjes së tij punojnë nga pak.

Në ndërkohë, tani po dalin detaje shtesë nga jeta e tij. Në një video të postuar në rrjetet sociale, e që është video e realizuar më herët, Aliu shihet duke kërcyer vallen në plazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat