Vuçiq: Nuk kam marrë ende zgjidhje të pranueshme për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Nuk kam marrë ende zgjidhje të pranueshme për Kosovën

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se deri tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje të pranueshme për, sic e ka quajtur ai, problemin e Kosovës.

“Nuk dua të komentoj për ndonjë nga sugjerimet. Detyra ime është të flas, të përpiqem të gjejë një zgjidhje, por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë gjë që është e pranueshme”, tha Vuçiq.

Mirëpo, burimet e “Blic” thonë se oferta e fundit që është propozuar nga SHBA nuk është inkurajuese, po është më e mirë se oferta paraprake.

Në vazhdim të shkrimit thuhet se autorët e propozimit ishin Ves Mitchell, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Helga Schmidt, Zëvendës Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe një përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar.

Blic njofton se propozimi është dorëzuar pak përpara rrugës së Vuçiqit për në Moskë dhe pohoi se presidenti rus ishte i njoftuar me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat