Gjuriqit nuk i pëlqen oferta e Thaçit

Lajme

Gjuriqit nuk i pëlqen oferta e Thaçit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 09:18
Marko Gjuriq

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi para disa ditësh i bëri kërkesë drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e  Serbisë, Marko Gjuriq, që të pajiset me dokumente të Kosovës, pasi ky i fundit po bënë vizita të shpeshta në vendin tonë.

Kësisoj, sipas Thaçit, i njëjti do ta kishte më të lehtë të futet brenda territorit tonë. Mirëpo, deklaratës së presidentit i është kundërpërgjigjur zyrtari nga Beogradi. Sipas tij, dokumentet e Kosovës janë të rreme dhe nuk kryejnë kurrfarë pune.

“Kryetari i institucioneve të përkohshme të Kosovës (Hashim Thaçi) nuk ka nevojë të më ofrojë  dokumente të udhëtimit të cilat janë të rreme. Ia rikujtoj atij se me pasaportë serbe mund të udhëtojë në 119 vende të botës”, është shprehur Gjuriq.

Ai tha se pasaporta e Kosovës është e panevojshme, kjo vërtetohet për faktin se liderët nga Kosova janë të pajisur me dokumente nga shteti i Shqipërisë.
“…Thaçi, Haradinaj dhe homologët e tyre në Prishtinë kanë pasaporta të Republikës së Shqipërisë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat