Peshkopi Atanasije: Kompromisi për Kosovën është tradhëti

Lajme

Peshkopi Atanasije: Kompromisi për Kosovën është tradhëti

Më: 16 maj 2018 Në ora: 00:13
Peshkopi Atanasije

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi Amfilohije, ka deklaruar se “për Kosovën vlen ajo që thotë në Psalme: ‘Fuqia nuk është në numër, forca është në Zotin.” Sipas tij, Kosova është vend i shenjtë, këtë e di gjithkush që ka një ndjenjë për dinjitetit të vërtetë njerëzor”.

Siç raportojnë mediat serbe Metropoliti Amfikohije theksoi se ata që sulmuan nënshkruesit e apelit për mbrojtjen e ‘Kosovës dhe Metohisë’ tani duhet të përballen me Parlamentin dhe kreun e Kishës Ortodokse Serbe.

Sipas tij, fjalia Patriarku Irinej se “gjithçka që është rrëmbyer me forcë mund të kthehet, ndërsa e falura kurrë nuk mund të kthehet” duhet ta kuptojnë ‘koktrashët’  tanë që nuk e dinë çka është populli dhe njeriu i vërtetë, dhe flijojnë gjithçka duke pranuar civilizimin euro-amerikan që është më i keq se komunizmi”.

“Tradhtari dhe i çmenduri famëkeq Vuk Drashkoviq i vardiset Mbretërisë Hyjnore dhe fajëson Kishënë. Turp! Për njerëzit si ai dhe Shesheli në Hercegovinë kanë një fjalë të veçantë, por unë nuk do të them atë. Kurse “titiqi” i ri ka vendosur të sundojë si një “fshesë”, por nuk do të ketë sukses. Mos i dëgjoni ata. Kompromisi është tradhti” , tha Peshkopi i pensionuar, Atanasije (Jevtiq).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat