Historia e dhimbshme e vajzës nga Drenica …nuk besonte që NATO ka hyrë në Kosovë

Lajme

Historia e dhimbshme e vajzës nga Drenica …nuk besonte që NATO ka hyrë në Kosovë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 22:12
Vajza nga Drenica

Kosova edhe pak ditë shënon 19-vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe. Fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjetra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përvec hirit të shtëpive.

Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë.Vajza e re e cila kishte humb babain dhe vëllaun në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO tashmë ka hyrë në Kosovë. Ajo shprehet e habitur kur gazetari i huaj i thotë se NATO tashmë ka hyrë në Kosovë.

Gazetari: A e dini që NATO është në Kosovë? – Vajza: Jo nuk është!
Gazetari: NATO është në Kosovë…  –   Vajza: Jo në vendin tim!
Gazetari: Shumë ushtarë, shumë ushtarë kanë hyrë në vend…  –   Vajza: Nuk po kuptoj?!
Gazetari: …shumë ushtarë janë në Prishtinë  –  Vajza: Po, në Prishtinë, por jo në fshatin tim
Gazetari: Kanë ardhur…  –  Vajza: Unë shpresoj kështu … por për mua jeta ka mbaruar, për babanë, vëllain tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat