Vuçiq flet për ndarjen e Kosovës: Do të ishte e rrezikshme…

Lajme

Vuçiq flet për ndarjen e Kosovës: Do të ishte e rrezikshme…

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:41
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për AFP ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet pengesa kryesore e Serbisë në rrugën drejt BE-së.

Vuçiq ka theksuar se shtetet perëndimore po ia kërkojnë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ata mendojnë se është koha që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unë nuk jam i gatshëm të flas për koncepte të caktuara, por duhet të ketë koncensione në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nëse nuk jeni i gatshëm për këtë, është keq për të gjithë”, tha presidenti serb.

Ai foli edhe për mundsinë e ndarjes së Kosovës.

Tha se një gjë e tillë do të ishte e rrezikshme, pasi do të mund të sillte konflikt të ngrirë.

“Është e rrezikshme pasi mund të ketë konflikt të ngrirë dhe një ditë dikush mund ta zhbëjë atë”, tha Vuçiq.

“I vetmi problem i madh që unë e shoh si problem real në rrugën drejt BE-së është Kosova”, tha Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe mediat serbe sot raportuan se pikërisht Vuçiqi do ta prezantojë zgjidhjen për Kosovën në muajin qershor.

Vuçiq: Kosova, pengesa e vetme në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “çështja” e Kosovës mbetet pengesë e madhe në rrugën e vendit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe i bëri thirrje Prishtinës për lëshime.

“Problemi i vetëm i madh të cilin e shoh si pengesë në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës”, tha Vuçiq në një intervistë për AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat