Vuçiq: Serbia e vendosi vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Vuçiq: Serbia e vendosi vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:02
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u shpreh sot se ai nuk i frikësohet sanksioneve të mundshme të perëndimit në procesin e zgjidhjes së problemit me Kosovën.

“Nuk jam i frikësuar nga sanksionet e perëndimit për procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, aq sa jam i shqetësuar për problemet tjera tonat, faktin që njerëzit po ikin nga Serbia, dhe për shkallën e ulët të lindjeve”, deklaroi sot Vuçiq.

Madje Vuçiq shtoi se edhe Serbia është fajtore për situatën e krijuar me Kosovën dhe vështirësimin e rrethanave në të cilat po tentohet një normalizim i raporteve. Ai përmendi disa nga politikat e gabuara të Beogradit, si dhe veprimet që sipas tij “i kanë vendosur vulë zarfit të pavarësisë së Kosovës”.

Vuçiq i pyetur nga gazetarët për marrëveshjen e arritur mes Europës dhe SHBA-ve mbi Kosovën, në të ashtuquajturin “Dokumenti i Uashingtonit”, u shpreh se ai vetë nuk është në dijeni për një gjë të tillë, mirëpo shtoi se nuk është e mundur të ketë sanksione për shtetin serb.

“Nuk do të ketë sanksione, kjo është e tëra që mund të them. Nuk kam parë asnjë dokument nga Uashingtoni. Kam filluar me disa oferta të paraqitura si parime. Mirëpo ato më janë thënë me gjysmë zemre. Kjo nuk është asgjë speciale”, përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat