Kadetët e FSK-së në akademitë ushtarake gjermane

Lajme

Kadetët e FSK-së në akademitë ushtarake gjermane

Më: 13 maj 2018 Në ora: 08:01
Kadetët e FSK-së

Pavarësisht se FSK-ja ende pret që me ndryshime kushtetuese apo me ligj ta marrë statusin e ushtrisë, vazhdojnë përgatitjet e pjesëtarëve të saj në shkollat më të mira të vendeve të ndryshme.

Një prej tyre është edhe në Gjermani. Në qendrat ushtarake gjermane deri më tash janë shkolluar e aftësuar 165 kadetë.

Krahas përpjekjeve për ta ndryshuar misionin e saj, FSK vazhdon me ngritjen profesionale të kuadrove, nëpër akademi ushtarake të shteteve evropiane.

Atasheu ushtarak i FSK-së në Berlin, kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se prej vitit 2012 bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Bundeswehr-in gjerman është i shkëlqyeshëm dhe deri me tani në akademitë dhe qendrat e tjera ushtarake  gjermane, janë shkolluar dhe aftësuar  165 kadetë dhe pjesëtarë tjerë të FSK-së.

Kurse Sahadete Bajrami, është njëra ndër katetet e para që ka diplomuar në njërën nga akademitë ushtarake gjermane dhe  tani shërben në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Atasheu Kolonel Xhavit Sadrijaj, thotë se momentalisht  në akademitë ushtarake gjermane janë duke studiuar tetë kadetë të FSK-së dhe në vitin e ri akademik pritet që të vijnë edhe dy kadet tjerë të  FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat