Suksesi i shqiptarëve në ‘Eurovision 2018’, renditja finale e tyre

Lajme

Suksesi i shqiptarëve në ‘Eurovision 2018’, renditja finale e tyre

Më: 13 maj 2018 Në ora: 01:33
Renditja finale, Eurovizion 2018

Edicionin i sivjetmë i Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision ka qenë shumë i veçantë, duke qenë se konkurruan tre shqiptarë, të cilët arritën që të kualifikoheshin edhe në finale.

Falë performancës së tyre dhe interpretimit mbresëlënës, renditja e përgjithshme e tyre pas të gjitha votave ka qenë jashtëzakonisht e mirë.

Arritjen më të lartë e pati Eleni Foureira (436 pikë) me këngën “Fuego”, e cila ishte konkurrente e drejtpërdrejtë për ta fituar festivalin, mirëpo përfaqësuesja e Qipros mbeti prapa përfaqësueses së Izraelit, Netta, e cila triumfoi.

Ermal Meta dhe kolegu i tij, Frabrizio Moro, të cilët e përfaqësuan Italinë, u renditën në vend të pestë me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.

Ishte një sukses edhe për Eugent Bushpepën, i cili pas votave të jurisë ishte i shtati në renditje, mirëpo kur u përfshinë edhe votat e publikut, përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Mall” u rendit në vend të 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat