Mustafa: Shqiptarët kanë interesim për prezencën fizike të NATO-s

Lajme

Mustafa: Shqiptarët kanë interesim për prezencën fizike të NATO-s

Nga: N.H Më: 12 maj 2018 Në ora: 11:14
Ilustrim: NATO

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se shqiptarët kanë interesim për prezencën fizike dhe organike të NATO-s, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se perspektiva e kombit tonë është në zhvillim dhe ne do të lëvizim me vendosmëri drejt rrugës së integrimeve evropiane.

Ja postimi i plotë:

Shqiptarët kanë interesim për prezencën fizike dhe organike të NATO ‘s (SHBA-ve) në vendin tonë dhe regjion...

Perspektiva e kombit tonë është në zhvillim dhe në do të lëvizim me vendosmëri drejt rrugës së integrimeve evropiane, do të hapim perspektiva për qytetarët tonë si qytetar të dijes me edukatës perëndimore.

Foto gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet në vitin 2001, me Gjeneral David.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat