Lirohet aktori i “Stupcave”, kjo ishte arsyeja e arrestimit

Lajme

Lirohet aktori i “Stupcave”, kjo ishte arsyeja e arrestimit

Më: 10 maj 2018 Në ora: 09:20
Në fotografitë e siguruara nga media shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.

(E plotësuar) - Aktori Mensur Safçiu është liruar nga Policia e Kosovës.

Media ka siguruar pamjet e aktorit duke dalë nga stacioni policor në Prishtinë.

Mësohet arsyeja e shoqërimit në polici të aktorit të “Stupcave”

Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici gjatë mëngjesit të sotëm.

Mësohet se Safqiu është shoqëruar nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që ai e kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturën e tij.

Pas marrjes së informatës, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku më pas është shoqëruar në polici për shkak të mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë.

Safqiut i është konfiskuar vetura pasi në të janë gjetur disa lëndë të lëngshme të dyshuara të cilat janë dërguar në laborator për analiza.

Image
Policia në vendin e ngjarjes pas shoqërimit të aktorit Mensur Safqiu

Arrestohet aktori i njohur i “Stupcave”, Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin lidhur me arrestimin e aktorit Mensur Safqiu, i njohur për publikun me rolet e bashkëpunimet te ‘Stupcat’.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin duke treguar se Safqiu është duke u intervistuar nga policia.  

“Ende nuk di për çka dyshohet sepse janë në intervistim”, tha ajo. Po ashtu nuk dihet nëse prokurori do të nis hetime lidhur me rastin.

Arrestohet aktori i njohur i “Stupcave”

Në fotografitë e siguruara nga media shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka ndaluar dhe arrestuar aktorin Mensur Safqiu, i njohur për publikun më së shumti me rolet e bashkëpunimet te ‘Stupcat’.

Në fotografitë e siguruara nga media shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.

Kujtojmë se aktorët e grupit Stupcat kishin marrë kërcënime me jetë pas skeçit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, i njohur si “Komandantët”, në të cilin ata kishin “goditur” të gjithë ata që në emër të luftës së UÇK-së ishin pasuruar gjatë dhe pas luftës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat