“Më shumë se 30 milionë njerëz do të vdesin për gjashtë muaj”

Lajme

“Më shumë se 30 milionë njerëz do të vdesin për gjashtë muaj”

Më: 29 prill 2018 Në ora: 22:48
Bill Gates

Themeluesi i kompanisë gjigante Microsoft, miliarderi Bill Gates, ka thënë se shtetet e botës do të duhet të përgatiten për një pandemi që do të marrë jetërat e miliona njerëzve.

Gates ka thënë se për këtë pandemi, shtetet duhet të përgatiten njejtë sikur për ndonjë luftë, shkruan Daily News.

Gates thotë që epidemia vdekjeprurëse do ta godasë planetin tokë gjatë viteve në vazhdim, duke parashikuar se për 6 muaj do të vdesin rreth 30 milionë njerëz.

Këto deklarime Gates i ka bërë gjatë një ligjërate shkencore në Masaçuests.

“Është një vend që bota nuk ka bërë mjaftueshëm progres, dhe aty pritet të përhapet pandemia”, ka deklaruar Gates, duke shtuar se kjo pandemi mund të dalë edhe nga ekrani i kompjuterit.

Gates ka folur edhe për takimin me presidentin Donald Trump, shkruan Daily Star.

E duket që Kongresi Amerikan u ka besuar fjalëve që ka tënë Bill Gates, pasi ka ndarë mjete financiare shtesë për Qendrën Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmndjeve.

Pritet që SHBA-të të udhëheqin punën kundër kësaj sëmundjeje, dhe do të punojnë për largimin e kësaj sëmundjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat