S’kishte masa mbrojtëse, inspektorët ia ndalin punën

Lajme

S’kishte masa mbrojtëse, inspektorët ia ndalin punën

Më: 28 prill 2018 Në ora: 12:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorati i Punës për shkak të kushteve të rënda të punës me asistencën e Policisë së Kosovës, ka ndërprerë punimet një ndërtesë në rrugën " Dardania" në Fushë Kosovë, konkretisht në punishten e investitorit "BB Home" Sh.p.k.

Qytetarët kanë dërguar disa fotografi dhe një video, ndërkohë, KosovaPress merr vesh se punimet janë ndalur për shkak të mos marrjes së masave mbrojtëse nga siguria dhe shëndeti në punë, masa të cilat përfshijnë vendosjen e skeleve, rrjetave mbrojtëse, mbylljen e hapësirave të hapura si liftat etj.

Inspektorati i Punës siç po shihet, është duke bërë mbikëqyrje të rreptë nga siguria në punë. Kurse, banorët që kanë dërguar videon kanë shkruar se punëdhënësit në sektorin e ndërtimtarisë jo vetëm që rrezikojnë punonjësit e tyre por këta janë duke rrezikuar edhe banorët që janë duke banuar përreth, si dhe kalimtarët e rastit.

Përndryshe, 28 prilli është dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Çdo vit në këtë ditë mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat