Abrashi pret vendim të drejtë nga Kushtetuesja

Lajme

Abrashi pret vendim të drejtë nga Kushtetuesja

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:26
Arban Abrashi

(E plotësuar) - Arban Abrashi, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, përmes një konference për media ka adresuar kritika ndaj qeverisjes komunale të drejtuar nga Shpend Ahmeti.

Abrashi, i cili me një përqindje të vogël kishte humbur nga Ahmeti në balotazhin e nëntorit të vitit të kaluar, shpreson se Gjykata Kushtetuese do të vërtetojë se në zgjedhjet për Prishtinën, janë shkelur të drejtat e tyre.

Abrashi: Shpresojmë që kushtetuesja do ta vërtetojë shkeljen e të drejtave

“Ju e dini ankesën tonë në Gjykatë Kushtetuese, ne presim një vendim të drejtë, sepse mendojmë që të drejtat tona kushtetuese janë shkelë, nuk bëjmë fare presion, vetëm shpresojmë që kushtetuesja do ta vërtetojë shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe të kemi një vendim meritor nga ajo”, tha Abrashi.

Abrashi ka përmendur edhe tre mujorin e parë të këtij viti të kompanisë së pastrimit, duke thënë se ajo ka dështuar pasi është marrë në menaxhim nga komuna.

Image

Abrashi: Po flasim për diku rreth 400 mijë euro më pak

“Derisa vitin e kaluar në tre mujorin e njejtë kompania “Pastrimi” ka inkasuar diku rreth 615 mijë euro për tre muaj, këtë vit Komuna pasi e ka marrë këtë kompetencë ka arrit t’i inkasojë vetëm 133 mijë euro, pra po flasim për diku rreth 400 mijë euro më pak, vetëm me një pozicion, mos të flasim te pozicionet e tjera se e përmenda kemi një ulje drastike të të hyrave që madje kjo reflekton edhe në buxhetin e përgjithshëm”, u shpreh Abrashi.

Sipas Abrashit, përderisa të hyrat kanë shënuar rënie, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë arritur.

Ai ka folur edhe për rënie të subvencioneve nga komuna.

Abrashi: Subvencionet janë zvogëluar për 32 për qind

“Çka është më së keqi aty ku me të vërtetë duhen mjetet te qytetarët për shërbime sociale, edhe për subvencione, këto kanë ra drastikisht në tre mujorin e parë, krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar, dhe po flasim për një zvogëlim prej 32 për qind të subvencioneve”, u shpreh Abrashi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se gjendja nuk po duket e mirë, dhe se Komuna është në gjumë.

Abrashi i cilëson të dështuar tre muajt e parë të Ahmetit me Prishtinën

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka mbajtur konferncë për 3 mujorin e parë të shpenzimeve të Komunës së Prishtinës. Abrashi ka thënë se raporti tre mujor flet për dështim të qeverisjes Ahmeti.

Sipas tij Komuna e Prishtinës ka dështuar të marrë të hyrat e planifikuara si nga parkingjet e tatimi në pronë.

“Dështimi më i madh janë të hyrat nga faturat e mbeturinave që Komuna e Prishtinës inkasoi. “Pastrimi” për 3 muajt e parë të vitit të kaluar ka grumbulluar mbi 600 mijë e Komuna këta tre muaj ka inkasuar mbi 100 mijë euro që është dallim shumë i madh” ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se është bërë pak edhe në investime kapitale. Ai ka thënë se Prishtina krahasuar me komuna e tjera ka qenë në gjumë këta tre muaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. Konferencën e mban Arban Abrashi dhe flet për kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat