Prokurorit të shtetit ia vjedhin veturën zyrtare

Lajme

Prokurorit të shtetit ia vjedhin veturën zyrtare

Më: 26 prill 2018 Në ora: 07:55
Ibrahim Berisha

Zëvendës-kryeprokurorit të Prishtinës, Ibrahim Berisha i është vjedhur vetura zyrtare në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas informatave rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në shtëpinë e prokurorit Berisha në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit.

“Me datë 25.04.2018  rreth orës 23:08 ankuesi Ibrahim N. Berisha, prokuror i shtetit, raporton  se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën zyrtare e cila ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë në fshatin Gllanasellë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë që ka siguruar Kallxo.com.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore të cilat janë duke u marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat