Raporti i fillestar i autopsisë së Mjekësisë Ligjore thotë se aktori dhe zyrtari i komunës së Gjakovës, Art Kurti u vetëvra.
Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë të ditur se në bazë të raportit fillestarë të autopsisë del që Kurti është vetëvrarë.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj e ka konfirmuar se Mjekësia Ligjore ka përfunduar autopsinë në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeçarit, Art Kurtit, ish-aktorit të “O sa mirë”.
Selimaj ka thënë se në vazhdim pritet të bëhet raporti për autopsinë.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.