Dalin pamjet: Kështu u aksidentua 25 vjeçari në Fushë Kosovë

Lajme

Dalin pamjet: Kështu u aksidentua 25 vjeçari në Fushë Kosovë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:45
Granit Neziri

Aksidentet e shumta me fatalitet kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në komunikacionin rrugor në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se i riu që u aksidentua dje me motoçikletë në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë sot.

Motoçikleta ishte përplasur me një furgon, ndërsa i riju nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra.

Më poshtë mund të shihni videon e aksidentit ku i riu humbi jetën në këtë aksident.

Ky person është Granit Neziri 25 vjeçar, ku përmes fotografive në rrjetet sociale shihet se ai i kishte pasion motoçikletat.

Edhe klubi i motoristëve “MOTO Prishtina” ka reaguar sot përmes një statusi në rrjetin social facebook, ku kanë parë me shqetësim gjendjen e motoristëve në Kosovë, ata po thojnë se nuk po respektohen, ata po kërkojnë të ketë më shumë vetdisim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat