Ushtria e Republikës së Maqedonisë shfrytëzon automjete jashtë standardeve të NATO-së

Lajme

Ushtria e Republikës së Maqedonisë shfrytëzon automjete jashtë standardeve të NATO-së

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:56
Ilustrim

Javorja Fokus raporton se Ushtria e Republikës së Maqedonisë (URM) transportohet me automjete të standardeve mjaft të ulëta, krahasuar me ato të NATO-së.

Sipas kësaj javore, vetëm dy vetura kanë goma të reja, kurse të tjerat kanë goma të vjetra më shumë se 10 vite.

Automjetet shpesh përfshihen nga defekte, kështu që pjesëtarët e URM-së presin automjet tjetër, ose tentojnë që vetë ta riparojnë.

Gjithashtu, burime për Fokus thonë se në pikëpyetje është ekzistimi i njësisë speciale “Renxherët”. Analizohet nëse do të shfuqizohet njësia, ose do të shpërndahet në njësitë tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat