Vuçiq: Vizita e Tusk lajm i mirë për Serbinë

Lajme

Vuçiq: Vizita e Tusk lajm i mirë për Serbinë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vizita e sotme e Presidentit të Këshillit Evropian ,Donald Tusk është një nder i madh për Serbinë dhe një lajm i mirë për këtë vend,

“Nesër kemi takime të rëndësishme me  presidentin e Këshillit Evropian . Tusk është një njeri serioz që i kupton gjërat në Evropë dhe në Ballkan në mënyrë perfekte”, tha ai.

Të martën, zyrtari i lartë evropian ka qëndruar për vizitë në Tiranë.

Atje, Tusk tha se progresi i bërë nga Shqipëria është i mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por thotë se mbetet sfidë bindja e të gjitha vendeve anëtare për të dhënë “dritën jeshile” për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat