2 vjeçari mbijetoi pasi fikën aparaturat, seancë “jetë a vdekje” në gjykatë

Lajme

2 vjeçari mbijetoi pasi fikën aparaturat, seancë “jetë a vdekje” në gjykatë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 23:39
2-vjeçari Alfie Evans ka disa muaj që është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore midis prindërve dhe zyrtarëve britanikë të shëndetësisë dhe drejtësisë.

Alfie Evans, 2 vjeçari që mbijetoi edhe pasi iu fikën pajisjet që e mbanin në jetë, kundër parashikimeve të mjekëve, la në pritje me zemër të ngrirë njerëzit në Britani, Itali e më tej.

Një seancë urgjente u mbajt këtë pasdite në gjykatën e Mançesterit, ndërkohë që një helikopter-ambulancë rrinte në gatishmëri, në pritje të vendimit për ta dërguar fëmijën në Itali, ku autoritetet ndërhynë që të vazhdonin ta mbanin në jetë. Gjatë seancës, gjykatësi e refuzoi kërkesën e prindërve për ta dërguar në Itali dhe u tha mjekëve që fëmija duhej lënë  të vdiste në shtëpi.

2-vjeçari Alfie Evans ka disa muaj që është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore midis prindërve dhe zyrtarëve britanikë të shëndetësisë dhe drejtësisë. Gjykatësit dhe mjekët ranë dakord që ishte më njerëzore që të fikeshin pajisjet e që fëmija të lihej të vdiste, por 2-vjeçari vazhdoi të jetojë e të marrë frymë vetë.

Prindërit kanë pasur disa përballje ligjore që fëmija të vazhdojë të mbahet në spital. Ata arritën deri aty sa t’i japin fëmijës nënshtetësi italiane që ta dërgojnë në Romë. Por më parë çështja duhej zgjidhur në gjykatat britanike.

Vogëlushi ka që në 9 Maj të vitit 2016 që është në gjendje gjysmë-vegjetative. Neurologët kanë përcaktuar se fëmija vuan nga Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale.

Kjo do të thotë që trupi i fëmijës nuk arrin të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin. Kjo sindromë është pothuajse gjithnjë fatale me fëmijët e vegjël, edhe pse disa arrijnë të shtyjnë deri në adoleshencë. Ende nuk ekziston një kurë, por ka mjekime që ulin simptomat.

Image
Papa ndërhyri duke bërë thirrje që të dëgjohen lutjet dhe dhimbja e prindërve
Image
Fëmija pati zhvillim të ngadaltë muajt e parë pastaj nisi të ketë kriza dhe infeksion në mushkëri.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat