Serbët zbulojnë se kujt do t’ia ndalojnë hyrjen në Serbi

Lajme

Serbët zbulojnë se kujt do t’ia ndalojnë hyrjen në Serbi

Më: 24 prill 2018 Në ora: 23:30
Aleksandar Vuçiq

Serbia dhe Kroacia kanë tensionuar marrëdhëniet, pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd.

Fajtor kryesor i gjithë kësaj ishte kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, i cili gjatë vizitës së delegacionit kroat përdhosi flamurin e shtetit fqinj dhe shau zyrtarët nga Kroacia.

Kjo bëri që delegacioni kroat të ndërpresë urgjentisht vizitën dhe të kthehej në Zagreb, duke e quajtur veprimin e palës serbe si provokues.

Ndërkohë që Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’iu ndalohet hyrja në Serbi si masë reciproke, transmeton KosovaPress.

Serbia kësaj radhe, sipas tabloidit Alo, është duke shqyrtuar ndalimin e hyrjes në vend për kryeministrin Andrej Plenkoviq, ministrin e Mbrojtjes, Tomo Medved  dhe deputetin kroat, Miro Bul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat