Thaçit i bëjnë karikaturë për 50 vjetorin e lindjes

Lajme

Thaçit i bëjnë karikaturë për 50 vjetorin e lindjes

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:42
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi është befasuar sot nga stafi i tij. I pari i vendit, i cili sot ka mbushur 50 vjet, kur është kthyer nga udhëtimi zyrtar që kishte në Holandë, në zyrën e tij e ka gjetur veten në një karikaturë në kornizë.

Pjesë simbolike e kësaj karikature ishin edhe numri 50 për shkak të 50 vjetorit të lindjes dhe numri 1 si i pari i vendit.

Presidenti Thaçi u lind më 24 prill 1968. Ai ishte edhe kryeministri i parë i Kosovës dhe para se të bëhej president, Thaçi ishte gjithashtu edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai u ngrit në karrierë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku menjëherë pas luftës kishte shërbyer edhe si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. Për Thaçin tashmë është shkruar edhe biografia e parë nga dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Duke bërë shaka, Thaçi në promovimin e djeshëm të librit për të në Hagë kishte thënë se i duhet të pranoj se ndjehet paksa i moshuar kur njerëzit po shkruajnë tashmë biografi për të dhe se ai vërtet mund t’i ketë bërë gjysmë shekulli jetë, porse Kosova është ende shumë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat