Gjuriq e quan vrasës kryeministrin Haradinaj

Lajme

Gjuriq e quan vrasës kryeministrin Haradinaj

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:11
Marko Gjuriq

Drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se nuk sheh asgjë të mirë në nderimin që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka bërë aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, duke i dhuruar asaj “Hartën e Artë të Kosovës”.

Madje Gjuriq duke përmendur të zhdukurit e luftës, ka thënë se ata janë vrarë nga “duart e atyre që sot dhurojnë ato çmime”.

“Ajo Hartë e artë duhej të ndryshohej dhe t‘i dhurohej familjeve të të rrëmbyerve dhe të zhdukurve, fati i të cilëve nuk dihet ende dhe që janë vrarë nga duart e atyre që sot i ndajnë ato çmime”, ka thënë Gjuriq.

Haradinaji gjatë ditës së djeshme ka nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”, drejtoreshën e fondit për të drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq. Kryeministri ka vlerësuar punën e Kandiq, duke thënë se fondi i drejtuar nga ajo, deri më tani ka publikuar të dhënat më të sakta për të vrarët në luftën e Kosovës.

Duke pasur për referencë arrestimin dhe deportimin e tij, ai ka thënë se pavarësisht këtyre incidenteve do të vazhdojë që ta vizitojë Kosovën, siç u shpreh ai, për të mirën e popullit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat