Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit, pas një mosmarrëveshje tek parku i Gërmisë, kanë therur me thikë viktimën mashkull.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në QKUK, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe thika e përdorur janë sekuestruar nga policia.
Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.