Dita Vendore e Përkujtimit të viktimave të kumunikacionit rrugor

Lajme

Dita Vendore e Përkujtimit të viktimave të kumunikacionit rrugor

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 prill 2018 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet, shoqata Qendra për Zhvillim Multikulturor.- Impact, që nga data 23 prill vitit 2011, do të shënon ditën vendorë të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugorë.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar  rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Sivjet, me datë 23 .04.2018, kjo ditë do të shënohet  nën moton: “Ti kujtojmë ata që shkuan, për t’i rinjtë këta që janë”.

Ky event do të përfshij realizimin e tri përformancave paralele (artistike dhe sensibilizuese), në tri rrugë të kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohen përformancat janë:

1. Garibaldi ( përbrij Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve)

2. Agim Ramadani, ( para Hotel Sirius, në vendkalim të këmbësoreve) dhe

3. Luan Haradinaj ( para Neë Born, në vendkalim të këmbësoreve)

Përformancat do të shfaqen njëkohësisht, duke filluar nga ora 12:00 dhe përfundojnë në orën 12:10. Shfaqjet do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku gjatë tër kohes do të asistoi policia, duke mbajtur të stopuar qarkullimin, deri në përfundim të tyre.

Përformancat do të kenë këtë skenar:

1. Përfomanca e parë, ( Rruga Garibaldi, përbrij Hotelit Grand).

Përskaj rrugës do të jetë i pozicionuar një automjet i ndihmës se shpejt, me ekipin e tij brenda. Nga pas automjetit, do të dalë një violinist ( instrumentalist në moshë të vogël).

Ai ecë me ritëm të ngadaltë, drejt mesit të rrugës mbi zebra.

Posa pozicionohet në mes të rrugës, vendoset në pozicion galuç dhe fillon të përformoj një pjesë me violine.

Duke shpejtuar gradualisht ritmin e instrumentalit, ndryshon edhe pozitën trupore, dukë marrë pozicion vertikal.

Instrumentalisti behet sikur goditet nga një veturë fiktive dhe  rrezohet  ngadal mbi asfalt.

Nga autoambulanca dalin ekipi për intervenim e vendosin në barelë dhe e zhvendosin në automjetin e tyre.

Autoambulanca lëshon sirenën dhe niset, përshkon rrugën Garibaldi, rrugën përballë Radio-Kosovës, vazhdon lart përskaj fakultetit filologjik, kthehet në rrugën Agim Ramadani, vazhdon rrugëtimin deri tek vendtakimi  i ekipit realizues, para objektit të Ministrisë se Kulturës në Sheshin Nënë Tereza.

2. Përformanca e dytë (Rruga Luan Haradinaj, përballë New Born).

Një Autoambulancë është e pozicionuar përbrij rrugës. Nga pas sajë del një futbollist në moshë të vogël, duke mbajtë një top në duar. Futbollisti ecë ngadalë mbi vijat e bardha.

Posa vendoset në mesin e rrugës, ndërron pozicion trupor. ulet në asfalt duke e bartur topin nga koka në këmbë. Shpejton ritmin e goditjeve dhe merr pozicion trupor vertikal.

Më anë të lëvizjeve të ngadalëshme, bëhet sikur goditet nga një veturë. Më top në duar shtrihet në rrugë. Nga autoambulanca dalin ekipi mjekësor, e shtrinë në barelë dhe e vendosin në automjetin e tyre.

Autoambulanca niset, duke përshkuar rrugën Luan Haradinaj, në drejtim të objektit të Komunës se Prishtinës, për të mbërri në Sheshin Nënë Tereza, përballë MKRS-sës ( tek vendtakimi i ekipit realizues).

3. Përformanca e tretë (Rruga Agim Ramadani , përballë Hotel Sirius)

Një Autoambulancë është e pozicionuar përbrij rrugës. Pas sajë del një aktor në moshë të vogël.

Ai ecën ngadalë mbi vendkalim të këmbësoreve. Vendoset në mes të rrugës, ndërron pozicion trupor, duke u ulur mbi asfalt. Nxjerrë nga brenda xhaketës një fletore dhe një laps, fillon të shkruaj. Ngritët ngadalë në pozicion vertikal. Lexon në fletore atë çfarë ka shkruar.

Bëhet sikur goditet nga një makinë dhe me fletore në duar, shtrihet ngadalë mbi asfalt.

Nga autoambulanca dalin ekipi mjekësor, e tërheqin aktorin brenda. Automjeti niset drejt Sheshit Nënë Tereza për të arrirë para objektit të Ministrisë se Kulturës, ku në orën 12 e 30 mbahet konferenca për media, pasi autoambulancat ( të tria njëherit, të vendosura në rresht paralel ) për 30 sekonda të ndezin alarmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat