Vrasje, mashtrim e zjarrvënie, bukuroshet shqiptare që ranë në burg

Lajme

Vrasje, mashtrim e zjarrvënie, bukuroshet shqiptare që ranë në burg

Më: 21 prill 2018 Në ora: 21:10
Olesia Duka dhe Anjeza Shabani

Të reja, të bukura e me një karrierë të lakmuar, historitë e bukurosheve shqiptareqë përfunduan pas hekurave të burgut për krime të rënda. 

Duke u nisur nga arrestimi i Olesia Dukës, dentistes së "Vip-ave", albeu.com rikthen në vëmendje burgosjet më të bujshme të bukurosheve shqiptare. 

Dentistja e famshme, Olesia Duka

Image

Olesia Duka u arrestua pak ditë më parë pas denoncimit të një biznesmeni të njohur, se Olesia i kishte marrë atij 900 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer më. 

Pas denoncimit të tij, u zbuluar se ajo kishte mashtruar plot 11 biznesmenë dhe një ish-deputet të PS, duke u marrë shifra të çmendura parash. 

Olesia jetonte një jetë luksi me udhëtime e rroba firmato. E ftuar disa herë edhe në emisione, ajo njihej si dentistja e "Vip-ave".

Uarda Çota

Image

Bukuroshja zeshkane që tërhoqi vëmëndjen e medias, u burgos për një aksident të rëndë automobilistik në Komunën e Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tre vite më pare dhe nga aksidenti humbi jetën 11-vjeçarit Rubin Peka, djali i ish-zv/ministrit Avenir Peka. 

Ajo u dënua me 5 vite burg por pas dy vitesh përfitoi nga amnistia. 

Anjeza Shabani

Image

Gazetarja e njohur Anjeza Shabani shokoi opinionin publik pasi dhunoi një fëmijë 3-vjeçar në kopshtin që administronte në Sauk në Tiranë.

Anjeza Shabani u dënua me 2 vite burg ndërkohë oponioni publik e kryqëzoi atë pas pamjeve të dhunshme brenda kopshtit "Diren".

Desara Mançellari

Image


E kush mund t’a harrojë vajzën simpatike e cila i vuri flakën katër makinave të babait të ish-të dashurit.

Në polici ajo tregoi se ish i dashuri i ushtronte presion dhe për këtë mori hak duke i djegur 4 makina superluksoze.

Ajo rrëfeu se bleu benzinë në një pikë karburanti, mori një shkrepëse dhe i vuri flakën katër automjeteve të babait të tij.

Pas disa vendimeve, Dasara u la me arrest shtëpie.

Lule Makashi dhe Adela Makashi

Image

Pak muaj më parë, u arrestuan dhe burgosën nënë e bijë pasi mashtruan plot 360 shqiptarë, të cilët paguanin rreth 20 mijë dollarë për një vize punë në Kanada. 

Nënë e bijë u dënuan respektivisht me 10 dhe 8 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat