Arben Gashi: Në LDK po diskutojmë për koncepte, jo për individ

Lajme

Arben Gashi: Në LDK po diskutojmë për koncepte, jo për individ

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:06
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se ka tre muaj që në partinë e tij po diskutohet për koncepte dhe jo për individ.

“Si duhet të duket LDK, sa nivele të qeverisjes duhet të ketë, çfarë programi duhet të ketë për vetveten dhe për qeverisjen dhe pastaj çfarë kandidati duhet të kemi”, ka thënë Gashi në Zonën e Debatit.

“Kushdo qoftë emri i tij/saj ne do të bashkohemi rreth tij/saj”.

“Përpos karakterit rajonal se si ne duhet të grumbullojmë vota, mbi të gjitha na duhet të mendojmë se çfarë ekipi na duhet”.

“Në LDK në kohën e fundit ka një solidaritet të deklaruar dhe të padeklaruar ndërmjet nesh – nuk e di pse ka ndodh, ne kemi vendos bashkërisht, por pa biseduar ta krijojmë një situatë të paqes së përbashkët. Kjo e ka fut LDK në një fazë pozitive”.

“Edhe ata që gabojnë i kuptojmë, sepse edhe ne kemi kaluar në ato faza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat