Takimi Mogherini-Vuçiq: Do t’i pranojmë rekomandimet e KE-së, jemi të shqetësuar për Kosovën!

Lajme

Takimi Mogherini-Vuçiq: Do t’i pranojmë rekomandimet e KE-së, jemi të shqetësuar për Kosovën!

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:40
Vuçiq dhe Mogherini

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Ai theksoi se në takim, përveç Raportit të Progresit të KE mbi Serbinë, ata gjithashtu diskutuan Kosovën.

“Çështja e Kosovës është çështja më e rëndësishme për të cilën unë jam shumë i shqetësuar. Kur të vini te çështja e Kosovës, atëherë ne në Serbi kemi shumë gjëra për të thënë, që është ndryshe nga këndvështrimi i shumë vendeve të BE-së, si dhe Prishtinës. Unë jam mirënjohës ndaj Mogherinit për  punën, përkushtimin dhe në përpjekjen për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Vuçiq tha se është e rëndësishme që Serbia të veprojë në mënyrë racionale dhe të vazhdojë të luftojë për vendin e saj.

E pyetur në lidhje me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Mogherini thotë se ajo gjithmonë insiston në zbatimin e plotë të pajtuar në Bruksel dhe kujtoi se ka kërkuar që sa më shpejt të formohet AKS-ja.

“Unë besoj se të gjitha elementet e marrëveshjes së Brukselit duhet që sa më shpejt të zbatohen, është mirëpritur fillimi i punës së statusit të AKS-së, edhe pse formimi i tij filloi pak vonë. Ka ende disa pika të Marrëveshjeve të Brukselit që nuk janë plotësuar. Unë do të punoj me përkushtim për të ndërtuar hapat e ardhshëm, për shkak se dialogu nuk është vetëm një thirrje për shkëmbimi i pikëpamjeve, por edhe një cështje që kërkoi shumë kohë dhe përpjekje. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit”, përfundoi Mogherini..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat