Besojeni ose jo, një nga hitet e Florit dëgjohet nga skuadra e Lazio-s para çdo dalje në fushë!

Lajme

Besojeni ose jo, një nga hitet e Florit dëgjohet nga skuadra e Lazio-s para çdo dalje në fushë!

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:37
Flori

Flori ka korrur jo pak sukses, kur vjen puna tek njohjet e këngëve jashtë vendit. Me tendencën për të prodhuar hite, me siguri ky lajm i fundit për një ndër projektet e tij më të famshme e ka gëzuar jo pak kantautorin. Igli Tare ka qenë i ftuar në ‘Pa Filtër’, ku ka rrëfyer diçka mjaft interesante lidhur me këngën ‘Karma’.

Tare është aktualisht drejtori sportiv i klubit të kategorisë A, Lazio. Gjatë intervistës me Jona Spahiun, në sfond dëgjohet edhe hiti ‘Karma’, krijim për të cilin Tare nuk ka mbetur pa një reagim. “Këtë këngë i vë skuadrës gjatë nxehjes në stadium para se të dalin në fushë”, ka deklaruar sportisti, ndërsa moderatorja ka mbetur e surprizuar. “Domethënë, Lazio dëgjon ‘Karma’ para çdo ndeshje?”, ka pyetur Jona, për të marrë konfirmimin e plotë nga Tare.

Me pak fjalë, kjo do të numërohet si një ndër sukseset e këngës, e cila bëri shumë bujë brenda dhe jashtë vendit. Dhe kur e deklaron Tare, nuk ka më vend për dyshime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat