Serbia e shqetësuar për “tregtinë e mundshme të armëve në Kosovë”

Lajme

Serbia e shqetësuar për “tregtinë e mundshme të armëve në Kosovë”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:49
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha sot se ka shqetësime rreth siç ka thënë ai “armëve ilegale në Kosovë”, duke shtuar se Serbia nuk ka një pasqyrë të plotë të situatës, pasi që siç e quajti ai Kosovën “provinca” qeveriset nga institucionet ndërkombëtare.

“Tregtia ilegale e armëve është zvogëluar dhe reduktuar dukshëm në territorin e Serbisë, por nuk kemi kontrollin operacional mbi krahinën jugore, as pamjen e situatës, për të cilën janë përgjegjës EULEX-i dhe KFOR-i. Sigurisht që ka shqetësime, sepse në vendin tonë janë shkatërruar pothuajse 20,000 copë armë ndërsa në vende të tjera dhe në territore të tjera janë shkatërruar sasi shumë më të vogla, megjithëse ne e dimë se ka sasi më të mëdha armësh “, tha ai  përpara takimit të Grupit Koordinues për Luftën Kundër së paligjshme të tregtisë së armëve në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat