Shënohet avancim i ndjeshëm në aftësimin profesional në shkollën Bau Academy

Lajme

Shënohet avancim i ndjeshëm në aftësimin profesional në shkollën Bau Academy

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Që aktivitetet praktike në shkollën e mesme profesionale Bau Academy janë të një standardi të lartë, dëshmojnë edhe të arriturat e tona të nxënësve të klasës së X. Dhe s’ka pse të mos jetë kështu, kur kihet parasysh metodologjia e efektshme e kësaj shkolle, që nënkupton ndërveprimin e ngushtë mes aktivitetit teorik të mësimit dhe zbatimit të tij në praktikë. Krejt kjo po arrihet të realizohet nëpërmjet mënyrës unike të punës me nxënës krahas ambientit dhe stafit profesional që ofron shkolla.

Për një periudhë shumë të shkurtër kohore, nxënësit e klasës së X-të të profilit Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit kanë arritur rezultate të larta në aftësimin përkatës profesional, ndër të cilat përmendim:

* Njohjen me rëndësinë dhe qëllimin e pajisjeve të ngrohjes

* Aftësimin për matjen, prerjen dhe lidhjen e gypave të instalimit

* Aftësimin për kuotimin, montimin dhe demolimin e radiatorëve

* Aftësimin për lidhjen e pompës qarkulluese

* Aftësimin për lidhjen dhe montimin e kaldajave të ngrohjes që funksionojnë me energji elektrike

* Aftësimin për montimin e valvuleve të thjeshta, valvuleve automatike, dhe pajisjeve të sigurisë

* Aftësimin për punimin, leximin, dhe interpretimin e skicave, etj.

Më poshtë, gjeni të paraqitura disa nga aktivitetet në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat