NATO lavdëroi Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriqit, reagon ashpër Daçiq - Bota Sot
NATO lavdëroi Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriqit, reagon ashpër Daçiq

Lajme

E mërkurë, 19 shtator 2018

NATO lavdëroi Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriqit, reagon ashpër Daçiq

Më: 16 prill 2018 Në ora: 23:30
Arrestimi i Marko Gjuriqit

Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po i duket e pabesueshme se NATO e ka lavdëruar Policinë e Kosovës për arrestimin e Marko Gjuriqit.

Kështu të paktën kishte raportuar dje amedia serb duke u thirrur nga burimet e veta brenda NATO-s.

Por sot kryediplomati serb, Daçiq ka thënë se do të kërkojë një raport zyrtar nga kjo aleancë.

“Nëse këto janë të vërteta, dhe jo vetëm raporte të mediave, atëherë kjo është parimi i simetrisë së fajit”, tha Daçiq.

Burime të NATO-s i thanë dje agjencisë Beta se zyrtari i qeverisë serbe, Gjuriq, kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Madje zyrtarët e kësaj aleance thanë se veprimet e Policisë së Kosovës ishin “profesionale dhe të pjekura”.

“Kosova veproi vetë, pa ndërhyrjen e KFOR-it. Kjo tregoi se ata kanë filluar të pjeken si shtet, dhe të menaxhojnë situatat e tilla në kufirin e tyre”, thanë zyrtarët anonimë të NATO-s.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test