Lekaj: Në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë

Lajme

Lekaj: Në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:49
Në shënimin e 19 vjetorit të “Betejës së Zhegocit”

Në shënimin e 19 vjetorit të “Betejës së Zhegocit” edhe zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan- Dheu i Bardhë, me ç’rast u tha se po bashkohet Prishtina me Preshevën.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se përkujtimi i dëshmorëve është detyrë e gjithsecilit, pasi sipas tij fal gjakut të tyre sot ekziston mundësia e investimit dhe modernizimit të infrastrukturës.

Ministri shtoi se në janar të vitit 2019 do të fillojë autostrada tjetër Istog, Pejë, Deçan e Gjakovë që lidhen ndërmjet vete edhe Prizrenin dhe kështu sipas Lekajt të gjitha këto qytete do të lidhen me Tiranën.

"Autosdradat lidhin qytete, shtete e kombe, prandaj janë të nevojshme. Autostrada e Gjilanit do t'iu shërbej të gjithëve. Zhvillimit ekonomik dhe lidhjes se  njerëzve si atyre të Republikës tonë, poashtu edhe rajonit. Kosova, Prishtina si kryeqendër e sajë, po lidhen me gjithë rajonin përmes autostradës "Ibrahim Rugova" me Shqipërinë, autostradës "Arbën Xhaferi" me Shkupin, autostradës Prishtinë - Pejë me Malin e Zi, autostradës "Zahir Pajaziti-Edmond Hoxha-Hakif Zejnullahu" me Serbinë, autostradës që sot filluam, atë të Gjilanit, me Kosovën Lindore dhe kështu me radhë deri në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë", ka shkruar Lekaj ne Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat