Vuçiq për zhvillimet në Siri: Edhe me Rusinë edhe me Amerikën

Lajme

Vuçiq për zhvillimet në Siri: Edhe me Rusinë edhe me Amerikën

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:25
Vuçiq dhe Skot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Kyle Skot, ku ka shprehur qëndrim neutral sa i përket zhvillimeve të fundit në Siri

Sipas tij, Serbia dëshiron që të ketë raporte të mira me të gjitha vendet, sepse si një vend i vogël që është nuk dëshiron që të futet në raportet ndërmjet shteteve të mëdha.

“Serbia dëshiron që të ruaj raportet, dhe neutralitetin ushtarak. Vendi ynë dëshiron raporte të mira me të gjitha vendet” ka deklaruar Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe.

Ndërkohë ambasadori amerikan, Skot, është shprehur i bindur se aeroplanët e regjimit të Assadit janë përgjegjës për sulmin me armatim kimik ndaj civilëve në Duma në zonën e poshtme të Damaskut në ditën e 7 prillit, ku mbeten të vdekur dhjetëra persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Skot ka kërkuar mbështetje nga Serbia lidhur me rastin e hetimit të sulmit me armë kimike.

Ky qëndrim neutral i Serbisë ndaj këtyre zhvillimeve mund të jetë si pasojë e afërsisë së këtij shteti me Rusinë, e cila ishte kategorike kundër sulmeve të SHBA-ve në Siri.

Ndryshe nga Vuçiq, krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, Thaçi dhe Haradinaj kanë përshëndetur aktin e sulmeve, duke treguar kështu se janë në një linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat