Përgjigja diplomatike e Vuçiqit për sulmet ajrore në Siri

Lajme

Përgjigja diplomatike e Vuçiqit për sulmet ajrore në Siri

Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:23
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur me diplomaci kur u pyet për sulmet ajrore në Siri.

Ai tha se veprimet e tilla janë kujtime të dhimbshme për Serbinë.

“Për të gjithë ne që jemi më të vjetër se 18 apo 19 vjet, kjo është një kujtesë e dhimbshme nëpër të cilën kemi kaluar”, tha Vuçiq.

Ai nuk pranoi të flas se a qëndrojnë në anën e Amerikës apo të Rusisë.

“Ne jemi vend i vogël dhe si të tillë nuk duhet të ndërhyjmë”, tha Vuçiq.

Sulmet në Siri nisën në orët e para të mëngjesit, pas përdorimit të armëve kimike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat