Sipas shtypi serb: Nëse Trampi zgjohet me këmbën e majtë, shkon bota në djall!

Lajme

Sipas shtypi serb: Nëse Trampi zgjohet me këmbën e majtë, shkon bota në djall!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 14 prill 2018 Në ora: 08:59
Donald Trump

Acarimin midis Amerikës dhe Rusisë, që tani gjendet buzë luftës e ka komentuar edhe gazeta e përditshme beogradase “Alo”, duke nxjerr në ballinë titullin bombastik “Nëse Trampi zgjohet me këmbën e majtë, shkon bota në djall!”.

Ky shkrim për “rebelimin” e Trampit, vjen fill pas bombardimeve të mbrëmshme të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës, mbi Damskun, duke rënë mbi të predhat si shiu, ndaj të cilave forcat ruse nuk përgjigjen.

Image
Ballina e gazetës Alo

Si duket edhe serbët kanë filluar ta lusin Zotin, që Trampi të zgjohet me këmbë të djathë, me siç thuhet me “bismilah”, për të mos bërë ndonjë “budallallëk luftarak”, nga flakët e së cilës nuk do të shpëtoj pa u prekur edhe Ballkani.

Gjithashtu, në ballinën e gazetës “Alo”, zë vend qendror edhe takimi i presidentit Vuçiq me kancelaren gjermane Merkel, së cilës, ai, nuk ia fsheh shqetësimin e tij për Kosovën, për shkak së cilës “netëve nuk fle e ditëve nuk ha”, deri sa ta gjej një zgjidhje për të, të cilën e kërkon te Putini dhe Erdogani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat