Ismaili: Kontrollimi i statusit për trajtim jashtë vendit tani mund të bëhet online

Lajme

Ismaili: Kontrollimi i statusit për trajtim jashtë vendit tani mund të bëhet online

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:35
Uran Ismajli


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarët të ciët duhet të kontrollojnë statusin e tyre për trajtim jashtë vendit, e që më parë detyrimisht duhej të paraqiteshin në Ministrinë e Shëndetësisë për kryerjen e këtij shërbimi.

Ismaili përmes facebookut ka bërë të ditur që ky shërbim tani mund të kryhet online përmes sistemit i cili është lansuar javën e kaluar, bazuar në transparencë e jo në njoftësi. Ai shton se të gjithë qytetarët pa dallim do të trajtohen njësoj që nga pranimi i dokumenteve e deri te dërgimi për trajtim duke eliminuar çdo parregullsi të mundshme.

Ky është postimi i plotë i ministrit Ismaili:

 “Qytetarët tanë nuk do të kenë nevojë më që të vijnë çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësië për të kontrolluar statusin e tyre për trajtim jashtë vendit. Tani ata mund ta bëjnë këtë online përmes sistemit që kemi lansuar javën e kaluar, bazuar në transparencë e jo njoftësi. Të gjithë pa dallim do të trajtohen njësoj që nga pranimi i dokumenteve e deri te dërgimi për trajtim duke eliminuar çdo parregullsi të mundshme. Kjo i jep fund maltretimit dhe shpenzimeve të tyre në kërkim të një informate. E tëra që duhet të bëjnë ata është ta japin numrin e letërnjoftimit në sistem dhe ai do t’iu tregojë për statusin e rastit të tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat