Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe homologët e tij priten nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit

Lajme

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe homologët e tij priten nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit

Më: 12 prill 2018 Në ora: 09:46
Foto nga takimi

Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani, dhe udhëheqësit e institucioneve supreme të auditimit pjesëmarrës në Konferencën “Auditimi mbi bazën e rrezikut”, janë pritur nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit  z. Marzouq Al-Ghanim, si dhe nga anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje financiare dhe ekonomike të Parlamentit të Kuvajtit.

Temë qendrore e këtyre takimeve ka qenë bashkëpunimi në mes të parlamenteve dhe institucioneve supreme të audimit, si dhe për rëndësinë që ka auditimi i jashtëm në menaxhimin e mirë të fondeve publike nga institucionet e shtetit. Një theks i veçantë gjatë takimit u vu sidomos tek roli i Parlamentit në zbatimin e rekomandimeve të auditimit nga ana e subjekteve të audituara dhe ndikimi në rritjen e transparencës dhe sigurimin e qytetarëve që paratë e taksapaguesve po përdoren në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme.

Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani do të realizojë vizitë bilaterale në Mbretërinë e Arabisë Saudite ku do t’i takojë udhëheqësit e lartë të Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat