Zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike

Lajme

Zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:19
Shefi i diplomacisë greke, Nikolaos Kocijas

Shefi i diplomacisë greke, Nikolaos Kocijas, ka përsëritur sot qëndrimin e Athinës zyrtare se Greqia nuk do të njohë shtetin e Kosovës.

Ai gjatë vizitës së tij në Beograd tha se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

“Kjo nuk është paraparë dhe nuk ka marrëveshje për këtë”, tha Kocijas në konferencën e përbashkët për media në Qeverinë e Serbisë, pas takimit me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat