Vuçiq: Serbia nuk do të merret me armë

Lajme

Vuçiq: Serbia nuk do të merret me armë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 18:28
Aleksandar Vuçiq

Serbia do të merret me politikën e paqes dhe nuk do të merret me pushkë dhe armë, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se “nuk dëshiron të merret me pushkë dhe armë sikurse Hashim Thaçi”.

“Por pushkët e tij nuk e shkatërruan Serbinë, por disa aeroplanë. E jona është të udhëheqim një politikë paqeje,” tha Vuçiq për gazetarët në Mostar.

Vuçiq shtoi se duhet lexuar me kujdes deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ku ai thotë se 19 vjet më parë kufiri i dy vendeve të popullit shqiptar u hoq përgjithmonë.

“Është e nevojshme t'i pyesim disa nga komuniteti ndërkombëtar se çfarë mendojnë për këtë dhe nëse Serbia është sulmuar për shkak të kësaj në vitin 1999. Sa i përket meje, nuk më pëlqen të merrem me armë dhe pushkë, siç i pëlqen Thaçit, le të vazhdojë të punojë, por nuk ishin pushkët e tij, por aeroplanët e dikujt tjetër ishin ata që shkatërruan Serbinë”, tha Vuçiq.

Duke folur rreth asociacionit të komunave serbe, kreu i shtetit serb tha se nga Prishtina nuk pret asgjë më shumë se sa aktrim. Ai ka përkujtuar se Prishtina ka nisur një procedurë rreth formimit të asociacionit.

“Do të respektojmë të gjitha formalitetet. Nuk ka problem, do të respektojmë këtë. Do të kalojë 20 prilli dhe do të vijë koha kur do të shohim nëse kemi statutin për asociacionin apo jo”, tha Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat