Brnabiq: Jemi të shqetësuar, partnerët tanë nuk reaguan për atë çfarë ndodhi në veri!

Lajme

Brnabiq: Jemi të shqetësuar, partnerët tanë nuk reaguan për atë çfarë ndodhi në veri!

Më: 1 prill 2018 Në ora: 20:18
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka folur për takimin që ka pasur sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se ka parë Vuçiqin shumë të zhgënjyer për arsye të reagimeve të partnerëve të huaj ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Madje Brnabiq ka thënë se situata me Kosovën për momentin është shumë e vështirë.

“Jam e shqetësuar me mungesën e reagimit të partnerëve tanë.Madje nuk kemi dëgjuar asnjë dënim për atë çfarë ndodhi në veri të Mitrovicës.Mendoj se presidenti nuk lejoj mundjen e emocioneve sepse po ta bënte, situata nuk do të kishte përfunduar mirë”, ka thënë Brnabiq.

Ajo tha se Vuçiq ka dërguar një mesazh të qartë e të mjaftueshëm për përfaqësuesit e ShBA-së dhe BE-së, duke i mundësuar Gjurqit lirinë, por sipas saj situatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Brnabiq ka shtuar se Kosova kishte mbështeten absolute të partnerëve të tyre.

“Marrëveshja e Brukselit nuk shtë zbatuar dhe pres që BE-së të ushtrojë presion mbi zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Brnabiq. Duhet shtuar se të hënë e 26 marsit në veri të Mitrovicës është arrestuar drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë ilegalisht në territor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat