Lajmohet EULEX: Po përcjellim me kujdes situatën në veri!

Lajme

Lajmohet EULEX: Po përcjellim me kujdes situatën në veri!

Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:37
Ilustrim

EULEX është duke monitoruar nga afër dhe me kujdes situatën në veri të Mitrovicës. Gjithashtu është thënë se patrullimi në veri po bëhet në përputhje me mandatin që ka EULEX, si instancë e dytë intervente.

Këtë e ka deklaruar për Tanjug, shefja e Zyrës së Informimit të EULEX, Dragana Nikoliq Solomon.

“Policia e Kosovës është instanca e parë intervente për të gjitha incidentet e sigurisë në Kosovë”, ka shtuar tutje ajo.

Ndryshe dje Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pas hyrjes ilegale në territor të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat