Policët dhe doganierët e veriut sot nuk kanë shkuar në punë

Lajme

Policët dhe doganierët e veriut sot nuk kanë shkuar në punë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

Policët dhe doganierët të cilët sot kanë qenë dashur të shkojnë në punë, në kufi nuk kanë arritur që të arrijnë në punë.

Kjo për shkak të bllokadës në fshatin Rudare të Zveçanit, të cilët serbët e kanë vendosur që nga mbrëmë.

Vendosja e barrikadave ka ndodhur për shkak të arrestimit të djeshëm të shefit të zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Metoda të tilla të bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve janë të njohura gjatë periudhave të mëhershme, derisa në atë kohë policët dhe doganierët janë dërguar në punë nga KFOR-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat