Dodik: Anëtarësimi i Serbisë në NATO do ishte poshtërues për serbët

Lajme

Dodik: Anëtarësimi i Serbisë në NATO do ishte poshtërues për serbët

Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:17
Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se anëtarësimi i Serbisë dhe i Bosnjës në aleancën veri-atlantike NATO, do të ishte një poshtërim për të gjithë serbët.

“Ne kemi vendosur tashmë”, ka thënë Dodik.

“Parlamenti serb dhe Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe në Bosnje kanë vendosur për neutralitet ushtarak. NATO-ja na bombardoi dy herë ne serbëve, duke keqtrajtuar një popull dhe provuar arritjet ushtarake e teknike”.

“Mijëra bomba që shkaktuan vuajtjet e serbëve nuk mund të harrohen”, deklaroi Dodik për median serbe.

“Ata zgjodhën serbët për praktikat e tyre – për të vrarë dhe shkatërruar infrastrukturën e tyre, fakti se u përdor uranium i varfëruar flet shumë për këtë akt të pashpirt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat