Isa Mustafa: Rezistenca brilante e Ibrahim Rugovës dhe lufta heroike e Adem Jasharit mobilizoi botën

Lajme

Isa Mustafa: Rezistenca brilante e Ibrahim Rugovës dhe lufta heroike e Adem Jasharit mobilizoi botën

Nga: N.H Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:57
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka kujtuar 19 vjetorin e ditës së ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s në Kosovë.

Mustafa ka thënë se rezistenca brilante e prirë nga Presidenti Rugova, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tonë.

Postimi i plotë i kryetari të LDK-së:

24 Marsi 1999 shënon fillimin e përfundimit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën. 

Rezistenca brilante e prirë nga Presidenti RUGOVA, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem JASHARI dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tonë.

Zoti e Bekoftë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat