Thaçi: Sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi përhapjen e luftës çlirimtare

Lajme

Thaçi: Sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi përhapjen e luftës çlirimtare

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:32
Hashim Thaçi

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e luftës në Dukagjin.

“Pas Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën”, ka thënë Thaçi.

“Sot me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat