Nesër ndryshon ora

Lajme

Nesër ndryshon ora

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një natë më e shkurtër dhe një ditë më të gjatë.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror. Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Europë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.

Eurodeputetët kanë propozuar heqjen e orës dimërore, me argumentin se përfitimet nga dita më e gjatë janë më të mëdha për qytetarët.

Por përpara se të shkojnë në votim, Paralamenti Europian vendosi që të kryhet një studim shkencor mbi efektet negative ose pozitive të ndryshimit të orës dhe vetëm pas gjetjeve mund të shkohet drejt një ore të unifikuar në të gjithë Europën.

Por ky ndryshim ka disa disavantazhe dhe sidomos për shëndetin tonë:

-Flihet më pak dhe cilësia e gjumit nuk është aq e mirë sa në orën tjetër.

-Shtohet stresi dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të ndryshimit të orës.

-Lodhje e përgjithshme që ndikon në kapacitetin tonë të përqendrimit dhe kjo është parë në shtimin e aksidenteve rrugore menjëherë të nesërmen pas ndryshimit të orës.

Ka edhe avantazhet e saj ndryshimi i orës:

Kursimi i energjisë elektrike duke patur më shumë ditë se natë. Edhe pse avantazhet janë në minorancë, për shumë familje kjo është ndihmë e madhe.

Si ta përballojmë?

Të flini një orë më parë se zakonisht derisa të rregullohet ora juaj biologjike. Mos harroni të bëni aktivitet fizik dhe të ushqeheni sa më shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat