“Shpërthen” kënga për Kosovën: Haradinaj me grupin e tij tuj pi meze dhe raki, tuj qite pushkë e...

Lajme

“Shpërthen” kënga për Kosovën: Haradinaj me grupin e tij tuj pi meze dhe raki, tuj qite pushkë e...

Nga: P.R Më: 23 mars 2018 Në ora: 08:30
Ramush Haradinaj

Miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi, ka bërë që ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në facebook, të ironizojë me Ramush Haradinajn.

Ai ka thurur një këngë për kryeministrin Haradainaj.

“(Këndon rapsodi Ramush Haradinaj me grupin e tij tuj pi meze dhe raki tuj qite pushke tuj qite allti, me ministra e shoqni në martesën e Hajnit dhe të Mafisë”, jane disa nga varegjet që ka shkruar Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kanga e Kosovës

(Këndon rapsodi Ramush Haradinaj me grupin e tij tuj pi meze dhe raki tuj qite pushke tuj qite allti, me ministra e shoqni në martesën e Hajnit dhe të Mafisë.

Ani moj Kosovë eee, o moj bukuroshe
Bijtë e tu po t’vjedhin, o qoshe m’ qoshe!
Ani moj Kosovë eee, o e mjera ti eee
Ani për tre burrat o që janë tu t’pri eee!
Ni gja t’mirë Kosovë eee, ti ma ke prej ari
O n’vend të devës gjithmonë prin gomari!
O moj Kosovë o, vend Agronash e Teutash
O tash je ba eee, o xhenet hajdutash!
O moj Kosovë o, ty kush po t’prinë eee
O t’prinë ata o, o që t’hanë e t’pijnë eeee!
O t’hanë e t’pijnë, o t’pshurrin e t’dhijnë
Ani ta bajnë gjamën, o mor ta bajnë zinë eee!
O kaaap e kuuup eee, o nihet kallashi
O po qet pushkë eee, o mor Dardan Gashi!
O po qet pushkë eee, ministër Dardani
O dridhet shpia, n’tokë ka ra tavani!
Ani s’nalet kanga o s’nalet qiftelia
O po martohen ooo Hajni e Mafia eee!
Ani u shtoftë fisi e mor u shtoftë shpija
O djemtë si Hajni, qikat si Mafia, o heee!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat